“Njerëz të artit dhe kulturës u intimiduan kur u pyetën”, Rama për arrestimin e Veliajt: Nisi nga një novelë anonime dhe bënë një roman me 400 faqe

11/02/2025 09:08

Kryeministri Edi Rama, ‘theu traditën’ e të mos komentuarit vendimet e drejtësisë dhe foli për herë të parë sot për arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryesocialisti tha se e ka ndjekur rastin e Veliajt dhe theksoi se është shqetësuar nga intimidimi i disa personave të marrë në pyetje lidhur me rastin, të cilën e theksoi edhe kryebashkiaku dje në një reagim pas arrestimit.

Hetimi ndaj Veliajt tha Rama u nis nga një novelë anonime, e cila solli një roman.

Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duhan kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht. Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ja heqi kokën bashkisë së Tiranës pa gjyq. Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman.

Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra“-tha Rama.

Lajmi në përditësim…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA