Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas një takim katërorësh të kabinetit më herët sot në përgjigje të Hamasit, deklaroi se nuk do të lironte më pengjet këtë fundjavë.

“Sapo përfundova një diskutim të thelluar katërorësh në kabinetin politik-siguri. Ne të gjithë shprehëm indinjatë  për situatën tronditëse të tre pengjeve tanë që u liruan të shtunën e kaluar. Ne të gjithë mirëpritëm gjithashtu kërkesën e Presidentit Trump për lirimin e pengjeve tanë deri të shtunën në mesditë, dhe të gjithë mirëpritëm gjithashtu vizionin revolucionar të presidentit për të ardhmen e Gazës.

Pas njoftimit të Hamasit për vendimin e tij për të shkelur marrëveshjen dhe për të mos liruar pengjet tanë, mbrëmë urdhërova IDF të grumbullonte forca brenda dhe rreth Rripit të Gazës. Ky operacion po zhvillohet në këto orë. Ai do të përfundojë në të ardhmen shumë të afërt.

Vendimi që kam miratuar unanimisht në kabinet është ky: Nëse Hamasi nuk i kthen pengjet tona deri të shtunën në mesditë, armëpushimi do të ndërpritet dhe IDF do t’i kthehet luftimeve intensive derisa Hamasi të mposhtet përfundimisht”, ka deklaruar ai, sipas BBC.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA