“Merruni me Kishën Katolike”/ Përgjegjësi i kufirit i caktuar nga Trump nuk e kursen Papën: Ai ka një mur që e rrethon në Vatikan

11/02/2025 23:05

“Cari i kufirit” i Presidentit Donald Trump, Tom Homan, iu përgjigj kritikave të Papa Françeskut mbi politikat e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm në SHBA.

“Merruni me Kishën Katolike, ne e lini neve sigurimin e kufijve”, u tha Homan gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë drejtuar komenteve të Papës rreth politikave të dëbimit të emigrantëve nga administrata Trump.

“Papa Françesku dëshiron të na sulmojë sepse po sigurojmë kufijtë tanë, ai ka një mur që e rrethon në Vatikan, apo jo?” shtoi Homan.

Përgjigjja e Homan vjen pasi ditën e hënë Papa Françesku kritikoi ashpër dëbimin e emigrantëve nga administrata Trump në një letër drejtuar peshkopëve amerikanë. Ai paralajmëroi se largimi me forcë i njerëzve vetëm për shkak se janë pa dokumente zhvesh dinjitetin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA