![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-11-at-13_sd-800x450.jpg)
Kryeministri Edi Rama theksoi këtë të martë se do të shikohen të gjitha akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, nëse janë të vërteta apo jo.
Ai ironizoi duke thënë se “është mbresëlënëse se si i kërkohet llogari dikujt për vjehrrin e vdekur që është bërë posedues i një shtëpie kur dhëndri nuk ka pasur asnjë lloj pushteti”.
Rama: Në atë romanin e madh flitet për shtëpinë e vjehrrit vite e vite të marrë dhe akuzohet se rrobat e djalit tënd, fëmija i vogël, është shtëpia jote dhe nuk e ke deklaruar, mbase është, do ta shikojmë me por sa shkohet aty ku i kërkohet llogari dikujt për vjehrrin e vdekur që është bërë posedues i një shtëpie kur dhëndri nuk ka pas asnjë lloj pushteti është vërtet mbresëlënëse, ndërkohë këtu frengjitë nga të cilat hidhet balta me tonelata përditë hapen e mbyllen me llumin që qarkullon dhe e kthen në ar këneta, si i bëhet kësaj pune.
Top Channel