![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/der_sd-800x450.jpg)
11/02 17:46
Deputetët ukrainas kanë autorizuar operatorin shtetëror të energjisë për të blerë dy reaktorë bërthamorë të projektuar nga sovjetikët nga Bullgaria mes sulmeve të shpeshta ruse ndaj infrastrukturës energjetike dhe humbjes së centralit të kontrolluar nga Moska në Zaporizhzhia.
Reaktorët e rinj do të vendosen në termocentralin Khmelnytskyi në Ukrainën perëndimore.
Centrali në Zaporizhia është më i madhi në Evropë me gjashtë reaktorë dhe është pushtuar nga forcat ruse që në ditët e para të luftës.
Ukraina ka kërkuar mënyra të reja për të luftuar mungesat teksa Rusia godet vazhdimisht infrastrukturën e saj energjetike.
Top Channel