EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Lezhë, i lënduari paraqitet në spital me plagë në gjoks
11/02/2025 17:11
Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Lezhës.
Mësohet se personi që ka marrë plagë në gjoks është shtetasi Egzon Gega.
Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, raporton se ndaj tij është qëlluar tre herë me armë zjarri, por ka marrë dy plumba në trup. Gega është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se ka pasur një konflikt të çastit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel