E trishtë! Gruaja ndërron jetë pas ceremonisë së varrimit të bashkëshortit të saj

11/02/2025 21:05

Një histori tronditëse ka ndodhur në Livadia të Kretës, ku një çift të moshuarish ndërruan jetë brenda pak orëve, duke trishtuar të gjithë komunitetin lokal të Mylopotamos.

Një burrë 89-vjeçar ndërroi jetë dhe pak ditë më vonë, pikërisht në ditën e varrimit të tij dha frymën e fundit edhe bashkëshortja e tij në moshën 76-vjeçare, e cila nuk e ka përballoi dot humbjen e partnerit të saj të jetës.

Menjëherë pas varrimit, 76-vjeçarja u kthye në shtëpi dhe pësoi një infarkt akut në muskulin e zemrës dhe ndërroi jetë. Pavarësisht se e moshuara u transferua në Spitalin Universitar të Heraklionit, mjekët konstatuan se nuk kishte asnjë shpresë dhe se kishte humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA