![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/12/Martin-cani-1_sd-800x450.jpg)
Kryeministri Edi Rama gjatë lidhjes direkte në Facebook-un e tij ka folur edhe për Altin Dumanin dhe sulmet që i janë bërë vazhdimisht kreut të SPAK.
Rama u shpreh se Dumani ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit” dhe ka pasur mundësi ta luftojë kundër korrupsionit.
Ai shtoi se kreu i SPAK është sulmuar familjarisht për shkak të vendimeve të tij.
“Gjysmën apo të gjithën, kjo është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë, por e vërteta do të thuhet nëse i referohemi fakteve dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj periudhe e para, që nga 1912 nuk ka pasur deri kur reformat në drejtësi të fillojnë të japin efektet e veta asnjë anëtar qeveria të asnjë regjimi ose force pas rënies së regjimeve që të jetë gjykuar, lëre më dënuar, po as hetuar.
Si ndodhi kjo, ra nga qielli kjo. Altin Dumani për shembull, drejtuesi i SPAK e ka pasur dosjen e 21 janarit në tavolinë edhe më parë, ka pasur mundësi ta luftojë korrupsionin edhe atëherë, ka qenë e pamundur jo vetëm për të por për të gjithë. Ka qenë e kapur drejtësia. Kreu i SPAK Altin Dumani përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpie, siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kua kua kua-të. Nga ata që bëjnë kuak kuak dhe ata që i shkojnë mbrapa me profile fallco e ka çliruar nga pushteti i kontrollit politik, forca politike që unë udhëheq.
Për të bërë luftë pa kompromis majtas e djathtas. Ju thoni gjysma e qeverisë, ju llogarisni edhe dikë që ka qenë në qeverinë e parë, qoftë i partisë qoftë i koalicionit. Kam pasur gjashtë ministra ose edhe aq nuk bëhen që kanë probleme me drejtësinë. Do të ishte më mirë të bënim sikur po luftonim korrupsionin, edhe të mos ia shihnim derën negociatave dhe BE-së. Arsyeja pse nuk fitoni dhe nuk keni për të fituar është sepse nuk ndani atë që është e Çezarit dhe ajo që është e zotit. Në fund nuk është betejë futbollistike”, tha Edi Rama.
Top Channel