“Diasporës i kam ngritur kokën”/ Rama i përgjigjet komentuesve: Nëse do të zhyteni sërish në kënetë aty e keni

11/02/2025 09:47

“Takimet e mia me diasporën i kam bërë kohë më parë mund t’i bëj edhe më pas. Ata nuk harrojnë dhe e dinë shumë mirë çfarë ka ndryshuar për ata pas atij takimi, i është ngritur koka lart. Më kanë dëgjuar shqiptarët e Amerikës, Anglisë, Greqisë, unë bëj atë që mundem të tjerët gjykojnë. Me popullin e shkretë kujdes, se po tregon të kundërtën.

I merr të keqen popullit shqiptar, shqiptari më pa shkollë është 1000 herë më i pagënjyeshëm se ai me shkollë.

O zotëri hapini sytë mirë shikoni bëni numërimin dhe llogaritë dhe detyrën e shtëpisë përpara se të vini këtu, është shumë për të qeshur.

Doni të zhyteni sërish të gjithë në kënetë, aty e keni.

Një gjë është e sigurt, në fund, ngjarja e djeshme është ajo që do të kërkojë fokusin dhe konsolidimin e një fokusi të qartë të PS duke i dhënë mbështetje drejtësisë, duke krijuar standarde të panegocieshme. Në radhë të parë për të kuptuar çfarë ka bërë kryetari i Bashkisë që duhet hequr nga puna.

Unë do të iki vetëm përpara dhe sa më shumë të merreni me mua “Rama ik Rama” aq më larg do të më keni kur të shihni mbrapa”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA