“Bëhu si burrë, jep dorëheqjen se gjysmën e qeverisë e ke në burg”, Rama i përgjigjet komentuesit: Nga 60 ministra, vetëm 6 kanë probleme me drejtësinë

11/02/2025 09:15

Kryeministri Edi Rama ka folur për kërkesën që qytetarët dhe opozita ka bërë për dorëheqjen e tij, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Ai u shpreh se nga numri total prej 60 ministrash, vetëm gjashtë prej tyre kanë probleme me drejtësinë.

“Për çfarë arsye ta jap dorëheqjen? Çështjen do ta diskutojmë me shumë maturi. Kjo është e domosdoshme. Thotë që e ke gjysmën e qeverisë në burg. Gjysmën apo të gjithën është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, nuk ka pasur asnjë anëtar qeverie më parë që të jetë hetuar nga një drejtësi e pavarur.

Si ndodhi kjo, ra nga qielli? Dumani e ka pasur 21 Janarin edhe më parë në tavolinë kur ka qenë në një prokurori të zakonshme. Sot drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që kam privilegjin të udhëheq. Ne jemi në pushtet prej 12 vjetësh, cila gjysmë e qeverisë?

Këtu llogarisni dikë që ka qenë në qeverinë e parë? Më tregoni një anëtar të kabinetit qeveritar që nuk ka qenë i larguar dhe nuk është trajtuar më pas nga drejtësia.

Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6 që kanë probleme me drejtësinë. Do ishte më mirë të mos ishte asnjëri. Arsyeja pse nuk fitoni është se nuk dini të ndani atë që është e Çezarit me atë që është e Zotit.

Pse e kërkoni dorëheqjen time? Apo pse e kemi sjellë Shqipërinë në pozicione që s’ka qenë kurrë më parë. Kushdo të qeverisë bujrum ‘ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço kapedani’. Unë llogaritë i kam me historinë, për këtë rri këtu”, tha kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA