“Veliaj”, debat në Parlament/ Shoqërohet me replika të forta mes mazhorancës dhe opozitës seanca plenare

10/02/2025 20:28

Në parlament Sali Berisha e përdori arrestimin e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj për politikë dite dhe sulmuar Edi Ramën e i kërkuar dorëheqjen.

Sali Berisha-Desorisigikimi Shqipërisë prioritet i joni. Na thuaj ku e ke Erionin tani? T’i japim duart Edi Ramës. I them Edi Ramës nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës.

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali i tërhoqi disa herë vëmendjen për gjuhën e përdorur.

Spiropali-Jepini nga ditët tuaja po të doni jo rregulloja.

Teksa koha e Berishës mbaroi, insistoi të vazhdonte. Flamur Noka iu afrua foltores, duke shtyrë një punonjës të Gardës.

Pak përpara komenteve të zotit Berisha, socialisti Petro Koci dha një koment të shkurtër për zhvillimin me kryebashkiakun e Tiranës.

Petro Koci-SPAK zgjedhja jonë ju e quani s’kap. Ne nuk gëzohemi një koleg përfundon tek dyert e drejtësisë.

Taulant Balla e ftoi Berishën të bëjë kallëzim për lumin e akuzave që lëshoi.

Taulant Balla-Për ju drejtësia vepron kundra kundërshtarit. Gjeni 1 rast kur PS të ketë bërë komente për drejtësinë që po heton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA