Shiste kokainë dhe cannabis në qytet, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Dhërmi 10 ditë pas ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku iu vendos tritol fasadës së një lokali, është arrestuar njëri nga autorët.
Policia thotë se është identifikuar autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e Mirgen Zalla, 40 vjeç, ndërsa ka rënë në pranga bashkëpunëtori, Mondi Topalli.
40-vjeçari dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit të arrestuar.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Mirgen Zalla shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.
Policia ka publikuar sot edhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në momentin që i vendoset tritol biznesit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel