![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/07191d29-0f46-4d97-bece-6faf590788b5_hd-800x450.jpg)
Një person në Francë është gjobitur me 200 dollarë për përdorimin e altoparlantit në celularin e tij ndërsa ishte në një stacion treni.
Incidenti ndodhi teksa ai priste trenin në stacionin e Nantes në perëndim të vendit të dielën.
Për CNN BFMTV, ky shtetas, i identifikuar si David tha se po fliste me motrën e tij me telefonin në zë të lartë, kur një zyrtar nga kompania shtetërore franceze e hekurudhave, ndërhyri.
“Një person i sigurimit të SNCF-së më tha se nëse nuk e fik altoparlantin, do të gjobitem me 150 €”, tha ai për BFMTV.
Situatën e trajtoi si një shaka deri kur zyrtari nxori bllokun dhe shënoi gjobë. Për shkak se nuk pagoi menjëherë, David iu desh të paguante më vonë 200 euro për shkak të vonesës. Për CNN, ai tha se ka kontaktuar me një avokat, pasi do të kundërshtojë gjobë që iu vendos.
Telefonatat me zë të lartë apo lundrimi në internet, duke parë video të ndryshme, pa përdorur kufje është një ndër ankesat e qytetarëve në hapësirat publike.
Top Channel