![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/07191d29-0f46-4d97-bece-6faf590788b5_hd-800x450.jpg)
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sërish ka përjashtuar mundësinë që Ukrainës t’i dërgohen raketa me rreze të gjatë veprimi, Taurus, duke kundërshtuar veprimet që do të “përdoreshin armë shkatërruese” thellë brenda Rusisë.
Ai i bëri këto komente, që me gjasë janë kundërpërgjigje për kundërshtarin e tij politik konservator, i cili ka shprehur më shumë gatishmëri që armë të tilla t’i jepen Kievit.
“Nuk mendoj se është e drejtë që të dërgohen armë shkatërruese thellë brenda territorit rus”, tha Scholz, gjatë një debati televiziv më 9 shkurt, para zgjedhjeve gjermane që do të mbahen brenda dy javës.
“Ky është pikërisht ai lloj hapi që nuk duhet të ndërmerret nëse mbani përgjegjësi për Gjermaninë”, shtoi ai.
Friedrich Merz, aleanca konservatore e të cilit CDU/CSU është duke udhëhequr në sondazhe kundrejt SPD-së të Scholzit, tha se ai gjithmonë “e kam bërë të qartë” qëndrimin sa i përket dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë.
“Gjithmonë e kam thënë, dërgimi i raketave lundruese duhet të vendoset në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar, Franca dhe Britania po ashtu dhe ne është dashur ta bëjmë”, tha Merz.
Merz kishte deklaruar për mediat gjermane në tetor se ai do të miratonte dërgimin e raketave për në Kiev nën disa kushte të posaçme. Këto raketa kanë një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash.
Nëse Rusia sulmon Ukrainën, “mos u ndal, dhe hapi i parë është ky: Largo kufizimet për rrezet e veprimit të armëve. Dhe hapi i dytë është që ne t’iu dërgojmë raketa Taurus”, deklaroi ai.
Top Channel