Replikat/ “Te Erioni do shkosh dhe ti”, Spiropali i kthehet Berishës: Mos përfito që jam këtu lart doktor se ta ktheja ndryshe përgjigjen

10/02/2025 17:36

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shkëmbyer sot replika me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Gjithçka ka ndodhur pasi Spiropali kërkoi t’i ndërpriste fjalën Berishës dhe ai mori kohën e Albana Vokshit për të vijuar të flasë nga foltorja.

Replikat:

Spiropali: Kohën e kujt do marrë Berisha?

Vokshi: Kohën time.

Spiropali: Sa minuta?

Vokshi: 10 minuta.

Spiropali: Albana Vokshi nuk flet.

Berisha: U kënaqe që nuk flet Albana Vokshi. Ke të drejtë të kënaqesh edhe ti njëherë për herë të fundit. Se te Erioni do shkosh dhe ti, mos ki merak.

Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart doktor se ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer. Kaq. Po të jap kohën, mos abuzo me kohën sepse nuk të takon. More nga koha e Albana Vokshit.

Berisha: Pëllumbesha më lër të flas tani, mos mi merr minutat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA