Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PD-PS i japin vetes 24 orë kohë për të gjetur konsensusin për votën e Diasporës

10/02/2025 11:38

PD dhe PS kanë vendosur të shtyjnë për nesër diskutimin në Komisionin e Ligjeve për dy draftet e paraqitura për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Megjithëse mbledhja e komisionit të Ligjeve e kishte parashikuar sot në rendin e ditës, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka njoftoi pamundësinë e relatorit demokrat, Oerd

Bylykbashi për të marrë pjesë sot.

“Me kërkesë të bashkërelatorëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, do i shtyjmë për nesër projekt aktet. Bylykbashi ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë sot”, tha Bushka.

Më tepër se sa një shtyrje formale, duket se PD dhe PS i kanë dhënë vetes edhe 24 orë kohë për të tentuar një kompromis për shkak se ende i ndaj një çështje e rëndësishme që ka të bëjë me pamundësinë për të votuar të emigrantëve që nuk kanë një dokument biometrik.

Propozimi i demokratëve është hedhur poshtë publikisht nga PS-ja, sipas të cilës, emigrantët që nuk kanë një pasaportë biometrike, qoftë edhe të skaduar, nuk mund të votojnë për shkak se sistemi i ngritur në KQZ nuk e lejon një gjë të tillë.

Nga ana tjetër PD-ja ka kërcënuar se nëse nuk pranohet kërkesa e saj, nuk do të japë votën për ndryshimin e disa afateve ligjore që i japin më shumë kohë KQZ-së të përgatisë fletën e votimit dhe ta nisë atë me postë në diasporë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA