E rëndë në Gjirokastër! 17-vjeçarja i jep fund jetës pasi kthehet nga shkolla, babai…

10/02/2025 19:30
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Gjirokastër.

E. M., nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës është gjetur pa shenja jete nga i ati dhe është transportuar për në spital.

Ajo dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj ndërsa mjekët e urgjencës vetëm kanë konfirmuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites pasi ishte kthyer nga shkolla dhe sapo ka nisur një hetim për rrethanat.

“Rreth orës 17:00, në spitalin e Gjirokastrës është çuar nga babai i saj, pa shenja jete shtetasja E. M., 17 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17 vjeçarja është vetëvarur në banesë”, njofton policia.

Mësuesit e përshkruajnë 17-vjeçaren si vajzë të qetë me shoqëri të kufizuar dhe me rezultate të mira në shkollë. Askush nuk kishte vënë re sjellje shqetësuese të saj më parë.

Komuniteti i mësuesve dhe nxënësve është shokuar nga ngjarja e papritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA