Arrestimi i ministrit në Kosovë, kryeprokurori i Prizrenit: Sulmoi dhe kanosi dy persona gjatë zgjedhjeve

10/02/2025 13:28

Pas arrestimit mbrëmë të ministri aktual i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një person tjetër, sot Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu tha në një dalje për mediat se të arrestuarit janë përplasur fizikisht me anëtarë të një partie turke.

Në këtë përplasje u përfshinë një grup prej 20 personash, ndërsa tre prej tyre po ndiqen penalisht.

“Më 9 shkurt, ditën e zgjedhjeve kemi pasur një rast rreth orës 18:00, janë paraqitur dy persona që kanë pretenduar se janë viktima të një sulmi dhe kanosje për jetën”. Kemi marrë veprime në vendin e ngjarjes, dy persona janë ndaluar për dy vepra penale “Sulm dhe Kanosje. Mund të ketë motive politike, dje ishin dy parti rivale.”.

Fikrim Damka i përket Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ndërkaq dy personat e tjerë, sipas Kryeziut, ishin nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA