![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/cb066c76-159b-40bd-a38f-3c94546108d0_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Qendra për votim me kusht në komunën e Zubin Potokut ka mbetur pa fletëvotime pasdite.
Qytetarët që prisnin për të votuar u informuan nga punonjësit se nuk do të mund të votonin më në këtë qendër të votimit me kusht.
“Kam ardhur nga ora 11:30 duke pritur, por nuk munda të votoj sepse na thanë se nuk ka më fletëvotime. Kam ardhur nga Komuna e Leposaviçit sepse atje na kanë thënë që këtu duhet të votojmë, por nuk votojmë dot”, tha një qytetar në Zubin Potok.
Ndërkohë, Millutin Gjukiç, kryesues i Qendrës së votimit me kusht në Zubin Potok thotë se ende po presin.
“Afërsisht gjatë ditës kemi mbetur pa fletëvotime, por brenda gjysmë ore e kemi zgjidhur problemin. Tani prapë kemi mbetur pa fletëvotime, njerëzit po presin ende.
Kemi kontaktuar me Prishtinën dhe na kanë thënë që ende duhet të presim, njerëzit po presin jashtë”.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk ka dhënë sqarime ende për këtë çështje.
Top Channel