Kurti voton në Prishtinë, deklaratën për mediat e jep në shqip, anglisht dhe serbisht: Zëri juaj duhet të dëgjohet

09/02/2025 09:51

Kryeministri Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat tjetër në krye të qeverisë, votoi së bashku me gruan e tij, në Prishtinë.

Në deklaratën për mediat, që e adresoi në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, Kurti ftoi të gjithë qytetarët të votojnë, duke zgjedhur se kush do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

“Ditë me diell në dimër! Në këtë mot me diell, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare. I falenderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj këdo që të ushtrojë të drejtën demokratike, për ta bërë zërin të dëgjohet“, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA