“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet për Top Channel pasi iu refuzua hyrja në RMV: Më nxorën një fletë, kërkuan që…
Një 19-vjeçar është arrestuar në Tiranë, për trazirat e krijuara gjatë protestës së opozitës të shtunën e 8 shkurtit.
E. T., banues në Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 prej tyre.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.
Top Channel