Tentoi të fuste në Shqipëri 16 mijë euro të padeklaruara, procedohet 55-vjeçari nga Kosova

08/02/2025 10:35

Procedohet penalisht një shtetas nga Kosova, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 16 mijë euro të padeklaruara.

Paratë janë sekuestruar nga policia, ndërsa për 55-vjeçarin ka nisur procedimi penal.

“Tentoi të fuste në Shqipëri, 16 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55- vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin kosovar G. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA