Mashtruan një biznesmen në Tiranë duke i marrë mijëra euro, bie në pranga edhe një 32-vjeçar

08/02/2025 13:52

Dy persona kanë mashtruar një biznesmen duke iu prezantuar si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Ditën e djeshme u arrestua një 26-vjeçar, ndërsa sot ra në pranga edhe bashkëpunëtori i tij, A. M., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. B (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA