Kosova, gati për zgjedhje! Në Prizren dhe Gjakovë po shpërndahen materialet e fundit

08/02/2025 12:15

Zgjedhjet e nesërme në Prizren do të mbahen në Komunat (bashkitë) e Prizrenit, Suarekës, Malishevës, Dragashit e Mamushës.

Në këtë rajon janë thirrur për të votuar 351147 zgjedhës me të drejtë vote në 179 qendra votimi, me total 456 kuti votimi.

Rajoni i Gjakovës, i cili shtrihet në perëndim të Kosovës, ka gjithsej 4 komuna (bashki) si Gjakovë, Rahovec, Deçan e Junik.

Numri i votuesve i këtij rajoni që marrin pjesë në votimet e 9 shkurtit 2025 është 223843 qytetarë me të drejtë vote.

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar 86 qendra votimi me 281 vendvotime (kutitë e votimit për secilën lagje apo fshat të rajonit (qarkut) të Gjakovës). Ndërsa janë në dispozicion të votuesve me kusht 4 qendra votimi me 5 vendvotime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA