![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/e89c6600-e60a-11ef-af01-096ba6900a39_sd-800x450.jpg)
Dhjetëra familjarë të tre pengjeve izraelite prisnin me ankth daljen dhe dorëzimin e afërmve të tyre të marrë peng nga Izraeli.
Ky ishte shpërthimi i gëzimit pasi Hamas ja dorëzoi tre pengjet kryqit të kuq. Ata u dorëzuan si pjesë e shkëmbimit e pengjeve si pjesë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
Pengjet, tre burra ishin në gjendje shumë të keqe për shkak të qëndrimit të izoluar dhe trajtimit të Hamas. Në mënyrë demonstrative ata u vendosën në një skenë në qytetin qendror të Gazës, Deir el-Balah nga militantët e maskuar të Hamasit. Më pas kryqi I kuq I ka nxjerrë përtej kufirit ku prisnin helikopterët e ushtrisë së izraelit.
Tre burrat, të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të tij më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor, u liruan në shkëmbim me palestinezët e burgosur në Izrael.
Top Channel