Një adoleshent 15-vjeçar nga Florida është dënuar me 25 vite burg pasi një vit me parë përdhunoi një të moshuar.
Jesse Stone do t’i zbriten nga dënimi 237 ditët që ka qenë në izolim, ndërsa pas lirimit do të qëndrojë nën mbikëqyrje edhe për 30 vite të tjera si i dënuar për dhunë seksuale.
NEW: Grandmother convinces her 14-year-old grandson to confess to s*xually assaulting a 91-year-old woman
Jesse Stone, known as ‘Randy John,’ from Reddick, Florida, was arrested for s*xually assaulting a 91-year-old woman
Police named him publicly because he was charged as an… pic.twitter.com/toiDAoMt0b
— Unlimited L’s (@unlimited_ls) January 26, 2025
Sipas Prokurorisë së Qarkut Marion, Stone hyri në shtëpinë e 91-vjeçares gjatë natës ndërsa ajo ishte duke fjetur dhe abuzoi seksualisht me të. Pasi u mor në pyetje nga autoritetet për ADN-në e tij të gjetur në vendin e krimit, djali u deklarua fajtor për sulm seksual dhe vjedhje me dhunë me përdorim të forcës.
Sipas prokurorit të çështjes, autori mbuloi fytyrën e të moshuarës me një jastëk gjatë sulmit, në mënyrë që të mos e njihte atë. 91-vjeçarja jetonte pranë familjes së të pandehurit.
Top Channel