VIDEO/ Gol dhe asist brenda katër minutave, sulmuesi i Kombëtares futet nga stoli dhe dhuron spektakël me Dinamon e Zagrebit

07/02/2025 20:06

Arbër Hoxha u kthye në protagonist absolut për Dinamon e Zagrebit në ndeshjen e radhës në kampionatin kroat.

Në takimin kundër Sibenik, 26-vjeçari shqiptar u fut në lojë në minutën e 59’ të takimit dhe dhuroi menjëherë spektakël.

Në minutën e 74’, Hoxha realizoi golin e dytë për Dinamon e Zagrebit, me anë të një goditje e cila u devijua dhe topi më pas shkoi në rrjetë.

Pas vetëm katër minutash, Hoxha hodhi një krosim në zonë dhe Baturina u mjaftua vetëm ta shtynte topin drejt rrjetës për të siguruar tre pikët.

Kështu, sulmuesi i çoi një “SMS” Sylvinhos, për t’i treguar se është gati për takimet e marsit kundër Anglisë dhe Andorrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA