Një 29-vjeçar është plagosur me thikë këtë të premte në qytetin e Korçës.

I plagosuri, Kostika Ruko, është sulmuar pranë Liceut, në lagjen nr.2 të qytetit rreth orës 17:10.

Sipas deklaratës paraprake, 29 vjeçari ka thënë se personat kanë qenë me kapuç në kokë dhe nuk ka mundur t’i identifikojë dot.

I plagosuri ndodhet ne repartin e reaminacionit ne spiralin e Korçës me dëmtime nga thika në bark edhe në krahë.

Në deklarimin e parë ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka mbërritur në spital, ndërsa grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë.

Ende nuk dihet si ka ndodhur konflikti dhe kush është autor, ndërkohë që ka nisur puna nga grupi hetimor.

Kjo është plagosja e tretë që ndodh brenda 72 orëve në Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA