Pas Netanyahut, Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Indisë

07/02/2025 15:51

Pas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyhau, Shtëpia e Bardhë do të hapë dyert për kryeministrin indian, Narendra Modi.

Modi do të vizitojë SHBA-të në datat 12-13 shkurt, dhe do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas ministrit të jashtëm indian, Vikram Misri.

Ministri theksoi se Modi do të vizitojë Francën më 10-12 shkurt përpara Uashingtonit.

India, një partner strategjik i SHBA-së në përpjekjet e saj për t’iu kundërvënë Kinës, është e etur për të rritur marrëdhëniet tregtare me SHBA -në dhe për ta bërë më të lehtë për qytetarët e saj sigurimin e vizave si punëtorë të kualifikuar.

Modi dëshiron të shmangë tarifat që Trump ka kërcënuar në të kaluarën, duke përmendur tarifat e larta që India vendos për produktet amerikane. SHBA është partneri më i madh tregtar i Indisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA