Hajrulla Çeku, Ministri i Sportit dhe i Kulturës në Kosovë dhe përfaqësueses i LVV, në një lidhje direkte në “Top Story” komentoi mbi deklaratat e Grenell dhe Donald Trump Jr mbi qeverinë Kurti.

Çeku tha se nuk është mirë të bëhen deklarata të tilla, sidomos në një periudhë para zgjedhore dhe se LVV e kishte fokusin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai shtoi se kjo qeveri nuk do bëjë kompromise mbi parimet themelore të shtetësisë, republikës dhe kushtetutës së Kosovës.

Arjan Curri: A keni ndonjë koment për deklaratat e Grenell dhe Donald Trump Jr, që i’u konsideron ju dhe qeverinë tuaj si partner të pabesueshëm për administratën e SHBA-së?

Hajrulla Çeku: Besoj që fillimisht qëndrime të tilla nuk janë risi sepse i kemi dëgjuar edhe në vitet e kaluara. Nuk jam shumë i sigurt nëse është mirë të bëhen të tilla deklarata dukë marrë parasysh që jemi vetëm disa ditë para zgjedhjeve. Unë besoj që fokusi duhet të jetë në ditën e zgjedhjeve dhe për të përfunduar angazhimin tonë për të arritur 500 mijë vota. Ne duhet të vazhdojmë në ritmin të cilin e kemi dëshmuar tashmë zotimin dhe angazhimin tone në mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës. Kjo është e pa negociueshme dhe në këtë kuptim në jemi shumë të qartë, kemi qenë shumë të qartë dhe do të vazhdojmë ta ndjekim këtë kurs. Nëse dikush kërkon nga në të bëjmë kompromise, në raport më elementet kryesore të kushtetutshmërisë dhe të Republikës atëherë adresa është e gabuar sepse të tilla kompromise kanë bërë këta të tjerët që janë ndëshkuar nga qytetarët në vitin 2021. Ne nuk bëjmë të tilla kompromise sepse nuk ka të drejtë askush, as kryeministri asnjë qeveri të bëjë kompromise me parimet themelore të shtetësisë, të republikës dhe kushtetutës së një vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA