Aksidentohet ambulanca në Gjirokastër, plagoset pacientja që po transportohej drejt spitalit
07/02/2025 17:57
Një ambulancë është aksidentuar këtë pasdite në Gjirokastër, duke lënë të plagosur pacienten që po transportohej drejt spitalit.
Ngjarja ndodhi orës 16:55, në bulevardin “18 shtatori”, kur autoambulanca goditi një automjet, sikurse njofton policia.
Pas aksidentit, pacientja u dërgua në spital, ku sikurse njoftohet, është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e përplasjes mes mjeteve, ndërkohë që hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel