![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/tr_sd-1-800x450.jpg)
QSUT ka informuar se rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa rrezik për pacientët apo stafin.
Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.
Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.
Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt, theksohet në njoftimin zyrtar.
Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, sipas njoftimit të uniformave blu.
“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
View this post on Instagram
Top Channel