Plani i Trump për zhvendosjen e palestinezëve/ “Presidenti amerikan, vizionar”, Zheji: Kërkon të shpërndajë “bombën me sahat” në vendet arabe

06/02/2025 09:29

Presidenti Donald Trump u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përgjegjësinë e rindërtimit dhe stabilizimit të Rripit të Gazës pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër.

Artur Zheji ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku diskutoi pikërisht për këtë temë, duke thënë se Trump është vizionar me idenë e zhvendosjes së palestinezëve.

Ndër të tjera analisti tha se Rripi i Gazës është si një burg në qiell të hapur, ndërsa shtoi se zgjidhja që do të japë Trump është shpërndarja e ‘bombës me sahat’ (palestinezët) në vendet e tjera arabe.

“Rripi i Gazës ka qenë një ish-koloni britanike. Pra, nuk është atdheu i askujt. Përqendrimi i palestinezëve në Gaza është një kompromis midis Egjiptit dhe vendeve hipokrite arabe që nuk i duan palestinezët aty. Shpikën një rrip të thatë ku disa president amerikanë e kanë quajtur ‘burg në qiell të hapur’, për të hequr nga vetja problemin palestinez. Palestinezët janë arabë, emri palestinezë u është dhënë se jetojnë në Palestinë, por nuk janë një komb ndryshe nga egjiptianët, libanezët etj. Kjo është një lojë e poshtër për të mbajtur një minë me sahat. Ata njerëz që janë aty janë me urrejtje të ligjshme. Tek ajo që bën Trump shoh vizion. Ndërtimet që janë në Gaza janë 5-lekëshe, janë ndërtimet më të lira. Aty kanë ngecur fillimisht 1 milion palestinezë dhe më pas ka pasur shtim.

Si mund të zgjidhet? Pse ndihem afër asaj që thotë Trump? Ai nuk është cinik, ai kërkon një zgjidhje. Zgjidhja është që këtë bombë me sahat ta shpërndajë në vende të tjera arabe.”, u shpreh Zheji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA