Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës! Sajesë nga këneta

06/02/2025 09:34

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hipotezat për strehimin e palestinezëve në Shqipëri.

Ai hodhi poshtë pretendimin, duke e quajtur një sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.

– Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë ose më shumë palestinez?

Kryeministri Edi Rama: Po pse për çfarë arsye apo sepse kështu ka ardhur një zë kuak, kuak, kuak nga këneta. Jo Visar jo nuk është e vërtetë, është e gjitha një sajesë që mori rrugën, siç e marrin rrugën me shpejtësi sajesat se jemi në atë kohën kur e përditshmja jonë është ajo shprehja e popullit “kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës”  dhe me gjithë këto mrrokllat dhe me gjithë këto rrjetet, vërtet që gënjeshtra bën xhiron e botës dhe e vërteta mezi vesh pantallonat. Se e vërteta është pak e mërzitshme, gënjeshtra është e lezetshme se prirja për të besuar këto lezet e gënjeshtrës është më e madhe. Se rrinë bëjnë muhabet, se si tani do rrimë të vrasim mendjen për të vërtetën, jo mo, hajde rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA