Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka shkruar në rrjetin ‘X’ se “e gjithë Palestina i përket popullit palestinez”, një ditë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi planin e tij për të marrë nën kontroll Gazën.
Kjo është përgjigja e parë e Iranit ndaj planeve të Trump, megjithëse postimi i Khameneit nuk i referohet drejtpërdrejt njoftimit të presidentit. “E gjithë Palestina, nga lumi deri në det, i përket popullit palestinez”, shkroi ai në X.
Trump gjithashtu shkroi në mediat sociale se “nuk do të nevojiteshin ushtarë nga SHBA” për të “marrë në dorë” Rripin e Gazës.
“Shtetet e Bashkuara, duke punuar me ekipe nga e gjithë bota, do të fillojë ngadalë dhe me kujdes ndërtimin e asaj që do të bëhet një nga zhvillimet më të mëdha dhe më spektakolare në Tokë. Nuk do të ketë nevojë për ushtarë nga SHBA! Stabiliteti për rajonin do të mbretërojë sërish!!!”, shkroi Trump në Truth Social.
Top Channel