Tiranë/ Dy të mitur largohen nga qendra pritëse e viktimave të trafikimit
05/02/2025 16:25
Dy fëmijë të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse e viktimave te trafikimit.
Denoncimin në komisariatin nr.4 të policisë në Tiranë e ka bërë një punonjëse e qendrës.
Policia e Tiranës ndërkohë njofton se po punohet për kapjen e tyre.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre.”- njofton policia e Tiranës.
Top Channel