“Shkrirja e Palestinës”, Luarasi: Imagjinoni të na thonë ikni nga Shqipëria? Zheji del kundër: Nuk ka lidhje

05/02/2025 22:46

Nga një vend të shkatërruar nga lufta në një “Rivierë të lindjes së mesme”, por.. pa palestinezët. Ishte ky propozimi i fundit i Donald Trump për Gazën, duke bërë ndërhyrjen më befasuese të SHBA-së në historinë e gjatë të konfliktit izraelito-palestinez.

Në studion e Top Story, pedagogia Iris Luarasi u shpreh kundër propozimit të Trump.

“Pamjet me fëmijë të vrarë me gra e burra të vrarë janë të tmerrshme. Kur shikon një vend totalisht të shkatërruar është akoma më zhgënjyese. Askush nga ne nuk i priste këto luftrat. Ky lajm nuk është thënë për herë të parë, Trump e ka thënë edhe më 21 janari. Unë kam një tendencë për ta përkthyer me vende si i joni. Them çfarë do ndodhte që dikush të mendonte ky është një vend i vogël, nuk është ndonjë vend që i sjell dobi të madhe njerëzimit, vend i korruptuar, dikush të mendojë, Z.Trump të mendojë këta shqiptarët të ikin në Bosnje, Malin e Zi dhe ky mund të bëhet një vend fantastik me zero korrupsion.

Dmth., si do ta ndjente veten çdo shqiptar që do ta dëgjonte këtë? Që ta gjykosh këtë gjë, para se t’i ngulësh thikën tjetrit, ktheje nga vetja. Çfarë do na ndodhte nëse dikush do thoshte lini shtëpitë, ikni në Serbi në Mal të Zi se atje do të jeni shumë të lumtur. Është konflikt që duhet ta zgjidhin të dyja palët. Patjetër me mbështetjen e fuqive të mëdha dhe negocimin e tyre”-u shpreh Iris Lurasi.

Analisti Artur Zheji nuk ishte dakord me paralelizmin që bëri pedagogia Luarasi.

“Jam kundra me analizën. Nuk ka lidhje mes rripit të Gazës dhe Shqipërisë. Në radhë të parë pak histori, Rripi i Gazës ka qenë ish koloni britanike nuk është atdheu i askujt. Përqendrimi atje është kompromis, shpikën një rrip të thatë që disa presidentë e kanë quajtur “burg në qiell të hapur”-u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA