Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara.

Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta ID të skaduara mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Sot Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm, për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave te identitetit (ID), dhe pasaportave biometrike.

Kjo situatë do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.

Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese.

Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pyetje: PD ka një kërkesë për një ndryshim në Kod Zgjedhor që shqiptarët që jetojnë jashtë e nuk kanë dokument identifikimi shqiptare, por të huaja, të regjistrohen e të votojnë. Për DPGJC, a është e mundur të bëhet kjo si procedurë?

Ministri Hoxha: Kjo nuk është e mundur të bëhet pasi ligji nuk e parashikon. Të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët kanë kartë identiteti dhe pasaporta biometrike të pavlefshme, pas miratimit të aktit që ne bëmë sot, do të kenë mundësi të regjistrohen në platformën e KQZ sipas udhëzimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA