“Pensionet, kocka më e vështirë për t’u gëlltitur”, Rama: Synimi është një reformë e mirëfilltë, jo arnimi i të vjetrës si në të shkuarën

05/02/2025 09:43

Sot po mbahet Konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri.

Të pranishëm janë Kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.

Rama: Sot jemi mbledhur për të diskutuar mes ekspertëve ndërkombëtarë, këshilltarëve që kemi privilegjin të kemi. Se çfarë duhet të bëjmë më teje me sistemin e pensioneve. Duke pasur si ambicie majën e 2030 kur Shqipëria duhet dhe unë besoj do të jetë anëtare e BE. 10 vjet më parë e kemi nisur rrugën duke synuar të bëjmë një reformë të mirëfilltë dhe jo të arnojmë siç ka ndodhur në të shkuarën duke qenë të vetëdijshëm që pensionet janë kocka më e vështirë për t’u gëlltitur.

Do të fillojmë të vëmë rregull dhe të garantojmë që të gjithë të paguajnë energjinë. Nuk e harroj përfaqësuesin i cili qeshi, kam bërë detyrat e shtëpisë kam lexuar procesverbalet dhe shënimet tha dhe të gjithë kanë thënë që nuk rrisim çmimin se do të reformojmë sistemin dhe do të grantojmë që të gjithë do të paguajnë dhe kjo nuk ka ndodhur. Ashtu si sistemi i pensioneve, duke krijuar faktikisht premisat e një skeme në prag kolapsi, sot natyrisht jemi në kushte absolutisht të tjera dhe patjetër e ndjejmë, e mirëkuptojmë dhe njëkohësisht e marrim përgjegjësinë lidhur me kërkesën për të marrë pjesë në shpërndarjen e fryteve të reformave. Do të ishte fatale nëse në këtë pikë do të vepronim pa pasur një vizion afatgjatë dhe plan të qëndrueshëm afatgjatë, do të shkaktonim të njëjtat dëme, faktikisht na kishin vënë para një sistemi pensionesh të rrezikshëm kur ndërmorëm reformën e 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA