Danja, banorja e Big Brother ka bërë një rrëfim emocionues për linjën e saj të jetës, aspak të lehtë.
Ajo rrëfeu se nga një sëmundje e rëndë, nëna e saj ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 2 vjeçe por pak vite më vonë në jetën e saj erdhi Vita, njerka e saj.
Danja rrëfeu sesi Vita rriti atë bashkë me dy motrat ndërsa solli në jetë edhe motrën e saj të vogël, Onën.
“Linda nga dy prindër shumë të dashuruar, të arsimuar. Gjeta në shtëpi dy motra. Kjo tabloja e bukur nuk zgjati shumë sepse mami u diagnostikua me kancer. Babi bëri çmos për ta shpëtuar, por pas një viti e pak, mami vdiq. Kur mami ndërroi jetë isha dy vjeçe e gjysmë. Nuk pata kurrë mundësinë ta njohë. Thonë që ka qenë një zonjë e fisme, një mësuese e mrekullueshme. Mërzitem që nuk më del në ëndërr, më ka dalë vetëm njëherë në ëndërr kur babai ishte sëmurë dhe më tha pa merak se nuk ta marr. Përmes fotove jam përpjekur ta mbaj ne mendjen e zemër gjithë jetës. Kur isha thuajse 5 vjeçe, në jetën tonë erdhi Vita. Nëna që më ka rritur, ajo ishte vetëm 27 vjeç kur erdhi në jetën tonë dhe u betua të rriste tre vajza. Pas disa vitesh na fali Onën, vajza e vogël e shtëpisë.
Unë di që Ona e ka pasur të vështirë kur një zemër e ligë i ka thënë ‘sje e tyre’. Ona, ti je zemra jonë, këtë ngulite në kokë gjithë jetën. Për ne ishte nëna që vazhdoi jetën bashkë me ne. Vitës mund t’i them gjëra vajzash, me babain e kam pak më të vështirë. Këta meshkujt sot e kanë mendjen e mbrapsht, babait do i çoj në shtëpi vetëm atë që do di të më dojë.
Por Redi po ma plotëson zemrën. E di ça i them mamit para se të fle gjumë, kur tregohem çapkëne dhe nuk jam strikte dhe vajzë e mirë, të lutem mos më shih dhe shko te Aldora. Doja ti thoja mama, më ke munguar shumë. Babait do i thoja faleminderit që ekziston”- tregoi mes lotësh Danja.
Top Channel