Zgjedhjet e 11 majit, Gjekmarkaj takim me komunitetin e lezhjanëve dhe të Malësisë së Madhe

04/02/2025 14:08

Drejtuesi i PD në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar këtë të martë një takim së bashku me Koordinator e PD-së për Italinë, Kryetar i PD-së për Marinon, Kryetarin e PD-së për Viterbon, me komunitetin e lezhjanëve e të Malësisë së Madhe.

Gjekmarkaj shprehet se në 11 Maj, ‘Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret’.

Reagimi i plotë:

Një takim mbresëlënës së bashku me z.Bardhok Doda, Koordinator i PD-së për Italinë, z.Aleks Gjonajn, Kryetar i PD-së për Marinon, z. Dritan Beqirin, Kryetar i PD-së për Viterbon, me komunitetin e lezhjanëve e të Malësisë së Madhe në qytetin historik te Marinos pranë Romës!

Të gjithë me një dëshirë për të kontribuar për ndryshimin si akt dashurie e përgjegjësie për vendin tonë!

Qytetarë dinjitoz në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!

Pasardhës të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Prek Calit, Llesh Marashit e shumë të tjerve patriotë shqiptarë që luftuan e u sakrifikuan për vlera e virtyte, për patriotizëm, e mbi të gjitha, për Shqipërinë që nuk mund të pranojnë që vendi, të shkretohet, që populli i saj të jetë i gjithi disaporë nga qeverisja e keqe socialiste dhe shefi i saj kaq i akuzuar Edi Rama, që prindërit e tyre të zhyten në mjerimin e pensioneve të vjedhura nga skandalet e shumta!

Ndonëse procedurat e regjistrimit në KQZ janë shndërruar në kalvar e refuzime pa shkak, duke patur të gjithë dokumentet në rregull secili prej tyre shprehu gadishmëri për të insistuar dhe votuar PD!

Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartesinë ku momenti historik e thërret! Fitore

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA