Propozimi i PD për të votuar emigrantët pa dokument identifikimi shqiptar, Celibashi: Sistemi sot nuk e mundëson, nëse palët bien dakord…

04/02/2025 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka sot kapacitetet për të mundësuar regjistrimin e emigrantëve që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për shtyp se nëse do të pranohet propozimi i PD-së, do të duhet një tjetër sistem që të regjistrojë emigrantët.

“PER është ndërtuar për të identifikuar dokumentet e identifikimit të lëshuara nga Republika e Shqipërisë. Nëse palët bien dakord që identifikimi mund të bëhet edhe përmes dokumenteve të tjera, do të duhet të bëhet një sistem tjetër ose të zhvillohet ky sistem”, tha Celibashi.

Megjithatë Komisioneri nuk dha një përgjigje lidhur me përmbajtjen e propozimit të PD-së.

“Nuk do më takon të komentoj propozimet që partitë kanë në lidhje me ndryshime të mundshme të kodit. Nëse bien dakord ato, ne kemi detyrimin për t’i zbatuar”, theksoi Komisioneri.

Në zgjedhjet e 11 majit nuk do të ketë votim elektronik në një qark të vetëm, por sipas Celibashit detyrimi ligjor që do të zbatohet është që ky proces të mbahet në 2-3 njësi të vogla administrative.

Sa i përket shifrave të regjistrimit të emigrantëve, nga 140 mijë kërkesa të bëra, janë shqyrtuar 136 mijë dhe deri tani të drejtën për të votuar e kanë marrë rreth 87 mijë emigrantë.

Qarqet me numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar janë Tirana, Fieri, Korça dhe Durrësi.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta