Sipas Shtëpisë së Bardhë, të paktën 20,000 punonjës federalë kanë pranuar dorëheqjen vullnetare nga puna.
Shifra përfaqëson rreth 1% të punëtorëve në të gjitha agjencitë federale.
Javën e kaluar, Zyra e Menaxhimit të Personelit të Shtëpisë së Bardhë i’u bëri rreth dy milionë punonjësve federalë një ofertë për t’u larguar ose për të dalë në pension menjëherë duke marrë të gjitha pagat dhe përfitimet deri më 30 shtator 2025.
Administrata Trump shpreson që midis 5-10% e fuqisë punëtore federale ta pranojë ofertën. Trump tha javën e kaluar se ai shpresonte se kjo masë do ta bënte qeverinë “më të vogël dhe më efikase”.
Që nga fillimi i mandatit të tij, Trump ka shënjestruar stafet punëtore të të gjitha agjencive federale. Fillimisht ai dha urdhër që të gjithë punëtorët duhet të paraqiteshin fizikisht në zyrë duke eliminuar punën nga shtëpia ndërsa javën e kaluar ai i’u ofroi atyre të tërhiqen nga puna menjëherë në këmbim të 8 pagave mujore të marra nga momenti i dorëheqjes.
Top Channel