Telefonata Trump-Trudeau, dy liderët do kenë një tjetër bisedë vendimtare sot, a do shtyhet afati i tarifave për Kanadanë?!

03/02/2025 17:08

Vazhdojnë bisedimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit kanadez Trudeau për arritjen e një marrëveshjeje për tarifat e mallrave të vendosura nga SHBA.

Teksa afrohet ora që tarfia 25% për importet të hyjë në fuqi, Presidenti Trump tha se sot pret një tjetër bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë Trudeau.

Mesazhi i presidentit nuk nënkuptoi se ai ishte i gatshëm të shtynte tarifat në minutën e fundit. Por fakti që është planifikuar një bisedë e dytë, tregon se bisedimet po vazhdojnë midis dy liderëve për përmbushjen e kërkesave të Trump për të ndaluar flukset e paligjshme të emigrantëve dhe drogës përtej kufirit.

Kanadaja as nuk i lejon bankat amerikane të hapen apo të bëjnë tregti atje. Pse ndodh kjo? Shumë gjëra të tilla, por është gjithashtu një luftë e drogës dhe qindra mijëra njerëz kanë vdekur në SHBA nga droga që “derdhet” nga kufijtë e Meksikës dhe Kanadasë”, shkroi ai në një postim të Truth Social.

“Sapo fola me Justin Trudeau. Do të flas përsëri me të në orën 15:00”, shtoi Trump

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA