Eugen Beci, ish kreu i Krimeve të Rënda, në “Top Story” tregoi diferencën mes Prokurorisë së Krimeve dikur dhe SPAK-un sot.
Risia është te hetimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë tha Beci për Prokurorinë e SPAK, ndërsa u ndal te perceptimi në publik i kësaj prokurorisë dhe për personat që kalojnë pragun për t’u pyetur nga prokurorët.
“Në rast se një prokurori krijon frikë, është prokurori e ndëshkimit jo e drejtësisë. Bashkëpunimi duhet të jetë jo në kuadrin e frikës”-u shpreh Beci.
“Duhet shpjeguar që prokuroria e Posaçme me Prokurorinë e krimeve kanë një ndryshim rrënjësor. Prokuroria e krimeve të rënda ka qenë e fokusuar në grupe kriminale dhe gjithë veprat me krimin e organizuar.
Risia e prokurorisë se Posaçme është të hetimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Janë krahasime që do çalojnë.
Zyrtarët e lartë që janë prekur ka qenë një ish ministër i punës. Disa gjyqtarë dhe prokurorë që janë arrestuar për korrupsion dhe nuk di të ketë pasur këtë masivitet që ka sot. Drejtësia nuk është ndëshkim, është ajo që duhet të shohim te gjykata. 1036 zyrtarë për korrupsion nuk janë të gjithë zyrtarë të lartë.
Ndëshkueshmëria është e ndryshme nga drejtësia. Nga 1036, ja po i bëjmë 40 zyrtarë të lartë vërtetë. Unë jam kurioz të shoh në gjykatën e lartë si do shkojnë këto procese. Dyshoj në një fakt, në se rast se një prokurori krijon frikë, është prokurori e ndëshkimit jo e drejtësisë. Bashkëpunimi duhet të jetë jo në kuadrin e frikës. Kur kalohet gardhi për të hyrë në prokurorinë e posaçme, personi hyn dhe i zbaton të drejtat që ka, të mos i sekuestrohet telefoni në mënyrë të padrejtë. Është mënyrë intimiduese të shohë çfarë ka bërë në telefon
Nëse hyn brenda asaj prokurorie, çfarëdo të jesh, kur hyn brenda Prokuroria duhet të ndalojë dhe mos të shfrytëzojë karakterin e dobët të njërit apo tjetrit”-u shpreh Beci në Top Story.
Top Channel