Provincat kanadeze “hakmerren” ndaj Trump, Ontario anulon kontratën 100 milionë dollarëshe me kompaninë e Elon Musk

03/02/2025 17:45

Doug Ford, drejtuesi i provincës Ontario në Kanada ka njoftuar se nuk do lejojë që kompanitë amerikane të nënshkruajnë kontrata pune në këtë provincë deri sa taksat e SHBA-së të jenë në fuqi.

Ai gjithashtu lajmëroi se do të anulojë një kontratë prej 100 milionë dollarësh me rrjetin Starlink të Elon Musk, në shenjë hakmarrjeje për tarifat e vendosura nga SHBA për importet kanadeze që hyn në fuqi nesër.

Ne do të anulojmë kontratën e provincës me kompaninë Starlink të Elon Musk. Ontario nuk do të bëjë tregti me me njerëz të prirur për të shkatërruar ekonominë kanadeze“- shkroi drejtuesi i provincës së Ontarios, Doug Ford, në X.

Marrëveshja u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar, për të ndihmuar 15,000 shtëpi të kenë akses në internet.

Zyrtarët kanadezë konsideruan gjithashtu vendosjen e tarifave për makinat elektrike që prodhohen nga Tesla, kompania më e madhe e Elon Musk, por kjo masë është përjashtuar nga lista e kundërpërgjigjeve ndaj tarifave të Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA