G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje,.
G Bani tha se ka krijuar ndjenja për të, edhe pse e di që ajo është e lidhur dhe nuk i ka lënë terren.
“Sa herë e shikoj kuptoj sa i shëmtuar jam fizikisht, dhe sa herë e dëgjoj kuptoj sa i shëmtuar jam shpirtërisht. E kuptoj që është e lidhur dhe asnjë terren nga ana e saj, por… kam pëlqim”, tha ai.
Ndërkohë Danja i tha se këtë situatë duhet ta mbante mbi supe vetë G Bani, pasi ajo nuk i ka krijuar aspak terren që ai të krijojë ndjenja për të.
“E kam kuptuar shikimin e tij të ëmbël, e kam mbajtur larg dhe ai e di. Sa i përket faktit që një djalë fillon të krijojë ndjeja aty ku nuk ka mundësi, është një situatë që do duhet ta mbajë G Bani mbi supe dhe jo unë”, tha ajo.
Top Channel