74-vjeçari Hekuran Gjoni, i cili vrau me thikë të birin Asim Gjoni një natë më parë në Tiranë, është arrestuar nga policia.

Krimi në familje u shënua mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:50 në zonën e njohur si Kodra e Priftit në kryeqytet.

Policia njoftoi sot zyrtarisht se ishte një konflikt i çastit për motive të dobëta mes babë e bir, që çoi deri në përdorimin e thikës.

Ngjarja ndodhi brenda në banesën e tyre dhe dyshohet se të dy ishin në gjendje të dehur.

Me plagët e marra, 37-vjeçari Asim Gjoni, baba i dy fëmijëve është transportuar në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

I moshuari është arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa në dëshminë paraprake ka deklaruar se krimin e kreu pasi i biri e bullizonte.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes duke marrë dhe dëshmitë e familjarëvë të pranishëm në banesë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta