Befason futbollisti i Andorrës: Më kanë porositur shokët serbë të klubit, ndaj Shqipërisë do të bëjmë maksimumin që ata të mos fitojnë Obeziteti është një nga sfidat kryesore shëndetësore që ka prekur një numër të madh të individëve, sidomos në grupmoshën e rritur.
Sipas studimeve dhe raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 30% e popullsisë së rritur në Shqipëri ka pësuar obezitet ose mbipeshë.
Por shqetësim edhe më i madh është obeziteti tek fëmijët, pasi studimet tregojnë s3 13-15 % e fëmijëve janë obezë, shifër kjo që ka tendencë të rritet vit pas viti.
Mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri çojnë në probleme shëndetësore shpesh të parikuperueshme. Por a po kujdesemi për atë çfarë konsumojnë fëmijët tanë sot, për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve më vonë?
Mungesa e ndërgjegjësimit të fëmijëve nëpër shkolla por edhe i vetë prindërve të cilët shpesh duke nxituar për në punë, u japin fëmijëve para për të blerë diçka që të konsumojë si për vaktin e mëngjesit edhe të drekës pa ditur për dëmin që i shkakton.
Fëmijët janë të orientuar më së shumti drejt atyre produkteve që lehtësisht i gjen pranë shkollave, patatinave apo ushqimeve të paketuara ose jo që përmbajnë sheqer yndyre, vaj palme, konservante apo pije të gazuara të dëmshme per shëndetin e tyre.
Dhe duke mos mjaftuar kequshqyerja, qëndrimi ulur me telefonë, iPad apo laptopë me orë të gjata duke kufizuar lëvizjen, është një kambanë e fortë që duhet të na zgjojë për atë çfarë do të ndodhë nesër me shëndetin e fëmijëve.
Studimet kanë treguar se obeziteti ka pasoja të shumta shëndetësore, si rrezik të shtuar për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, problemeve me muskujt dhe kockat (si artriti), si dhe sëmundjeve të tjera kronike.
Obeziteti është gjithashtu një faktor rreziku për zhvillimin e disa llojeve të kancerit. Studimet tregojnë se deri në vitin 2035 obeziteti tek fëmijët do të rritet me 6.7% dhe tek të rriturit me 2.6%.
Top Channel