Valbona dhe Laerti kanë pasur një përplasje të fortë këto ditë, pasi aktori në zgjedhjen zinxhir shpëtoi Rozanën dhe jo atë.
Teksa po transmetohej një klip për këtë situatë, Valbona thotë se Laertin e ka parë si baba, si vëlla.
“’E kam parë si baba si vëlla’ tha Valbona. Kush janë ndjenjat e tua të sinqerta”, e pyeti ai, ndërsa më pas në debat u përfshi dhe Jozi me G Banin.
“Habitem sërish me Laeritn që flisnim për ne, dhe ai përmend G Banin, por mesa duket është e qartë. Ajo për të cilën po flisja pak më parë, është që ndjenjat e mia për Laertin kanë qenë dhe janë shumë të sinqerta. ‘E shoh si baba, si vëlla’, e kisha për faktin e figurës së fortë që unë e imagjinoju mashkullin tim të kem në krahë. Unë mendoj se më ka përdorur për lojën e tij”, tha Valbona.
Top Channel